Një person i moshës 37-vjeçare është gjendur i pajetë mbrëmjen e djeshme në Fushë Krujë
Ai është Dashamir Sejdini dhe dyshohet se është vetëhelmuar. Ndërkohë mësohet se ai vuante edhe nga depresioni.
Ja njoftimi i policisë:
Vuante nga depresjoni
Njoftimi:
Durrës/Informacion paraprak
Më datë 30.06.2022, rreth orës 23:30, në Fushë Krujë, është gjetur në banesë, dyshohet i vetëhelmuar, shtetasi D. S., 37 vjeç, i cili ka humbur jetën.
Grupi hetimor vijon punën, me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
© SYRI.net