Karamuço: Trafikantët shqiptarë kanë fituar besimin e Ndragheta-s! Raporti i Europol, kambanë alarmi

18:22, 29/06/2022
A+ Aa A-

Eksperti Ervin Karamuço i ftuar në emisionin 'Task Force' në Syri Tv deklaroi se Shqipëria po del nga harta e kultivimit dhe trafikimit të kanabisit pasi kriminelët janë të fokusuar tashmë tek drogërat e forta.

Karamuço theksoi se raporti i Europol për Shqipërinë është një kambanë alarmi. Sakaq, eksperti tha se nga studimet, shqiptarëve iu është lënë dorë e lirë edhe nga Ndragheta, pasi kanë fituar besimin e tyre.

"Ajo pjesë kanabisi që po del është për përdorim vetiak. Një pjesë me shumë sforco u testua për tu shkëmbyer me klering me heroinë në Turqi por prej itinerarit nuk ja vlente më. Rrezikshmëri kur kemi të bëjmë me FRONTEX në ishujt grek të Egjeut.

Sfidë e madhe që ka kohë që ka filluar, po ballafaqohemi përditë e më shumë me drogat e forta. Na ka kategorizuar ne si trafikantë, shqiptarë trafikantë komunistë, e dëgjova në Bruksel, që ne kemi centralizuar, kemi ndryshuar metodën si trafikohet lënda narkotike nga Amerika Latine, kemi përqendruar të gjitha shërbimet në një dorë të vetme.

Bëjmë edhe kontaktin e parë, negociatat, llogarisim transportin, dhe shpërndarjen e kemi po ne. Cikli i mbyllur quhet i centralizuar, dhe e kemi si reminishencë nga e kaluara.

E kanë parë tek lindorët, por jo kaq të shprehur. Na kanë vënë nofkën komuniste. Ka të bëjë me babëzinë për të fituar çdo para nga ato që po trafikojnë. Linjat të përcaktuara, ata marrin, kemi fituar besimin e tyre.”-tha ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco