Sekuestrohen mijra Euro nga Policisë Kufitare në Morinë, procedohet italiani

Sekuestrohen mijra Euro nga Policisë Kufitare në Morinë, procedohet italiani

12:56, 29/06/2022
A+ Aa A-

Sekuestrohen 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë, procedohet penalisht shtetasi italian që nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "BMW", me drejtues shtetasin italian   S. P. 

Ja njoftimi:

Morinë, Kukës

Si rezultat i kontrolleve me përzgjedhje, bazuar në analizën e riskut, goditet një rast i mosdeklarimit të të hollave në kufi.

Sekuestrohen 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë, procedohet penalisht shtetasi italian që nuk i deklaroi në kufi.

Shërbimet e Policisë Kufitare në Morinë, në vijim të kontrolleve për goditjen e paligjshmërisë, bazuar në analizën e riskut dhe kontrollet me përzgjedhje, në hyrje të RSH-së, kanë kaluar në vijën e dytë, për kontroll më të imtësishëm, automjetin tip "BMW", me drejtues shtetasin italian   S. P. 

Gjatë kontrollit të ushtruar në automjetin e tij, shërbimet e Policisë gjetën dhe sekuestruan 12.400 euro dhe 1.850.600 lekë të rinj, të cilat ky shtetas nuk i kishte deklaruar. 

Në përfundim të veprimeve të para hetimore, specialistët e Seksionit për Hetimin e Krimit Ekonomik e Financiar në DVP Kukës referuan materialet në Prokurori dhe nisi procedimi penal në gjendje të lirë për shtetasin S. P., 46 vjeç, banues në Tiranë, për veprën penale "Mosdeklarimi i të hollave dhe i sendeve me vlerë në kufi".

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Kukës, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco