Arrestohet një shpërndahet droge në 'Athina

Arrestohet një shpërndahet droge në 'Athina" të Kamzës

09:16, 25/06/2022
A+ Aa A-

Komisariati nr.5 i Tiranë ka arrestuar një shpërndarës droge në rrugën "Athina" të Kamzës. Operacionit për kapjen e tij iu vu emri  "Distribute". Arrestimi i K. D, 23 vjeç, banues në Tiranë, u bë me akuzën "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve".

Në rrugën "Athina", në Kamzë, shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 5 kanë lokalizuar dhe arrestuar në flagrancë K.D, të cilit, gjatë kontrollit fizik, i kanë gjetur dhe sekuestruar, në cilësinë e provës materiale një sasi lënde të dyshuar narkotike cannabis sativa.

Nga veprimet hetimore të kryera ka rezultuar se ky shtetas, pasi siguronte lëndën narkotike cannabis sativa, e ndante atë në racione të vogla, të cilat i shiste më pas, në zona të ndryshme të Tiranës. Hetimi vazhdon për dokumentimin e plotë të veprimtarisë kriminale të kryer nga ky shtetas.
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco