Bënin gara me makinë, e pësojnë keq 22 shoferët

16:52, 23/06/2022
A+ Aa A-

22 shoferë e kanë pësuar keq, pasi janë evidentuar duke bërë gara shpejtësie në rrugët e vendit. Sipas policisë gjatë një jave, janë pezulluar 683 leje drejtimi për shpejtësi mbi normat e lejuara.

Janë vendosur 1610 masa administrative, po për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit.

Gjithashtu, janë evidentuar dhe ndaluar 233 automjete të shpallura “Alert”, kryesisht për shpejtësi, të evidentuara nga makina inteligjente. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masat administrative përkatëse.

Njoftimi i Policisë
Gjatë një jave, janë pezulluar 683 leje drejtimi, për shpejtësi mbi normat e lejuara. Janë vendosur 1610 masa administrative, po për shpejtësi mbi normat e lejuara, por pa sanksionin plotësues pezullim i lejes së drejtimit. 

Gjithashtu, janë evidentuar dhe ndaluar 233 automjete të shpallura “Alert”, kryesisht për shpejtësi, të evidentuara nga makina inteligjente. Drejtuesve të këtyre mjeteve u është pezulluar leja e drejtimit, si dhe janë ndëshkuar me masat administrative përkatëse. 

Janë evidentuar dhe ndëshkuar 22 drejtues mjetesh, për gara shpejtësie. Janë evidentuar dhe ndëshkuar 431 drejtues mjetesh, për parakalime të rrezikshme në rrugë.

Nga përpunimi që i kanë bërë operatorët pamjeve filmike të skanuara nga makina inteligjente, shumë drejtues mjetesh janë evidentuar në shkelje të dyfishtë ose të trefishtë. Përveç shpejtësisë së skanuar nga makina inteligjente, nga përpunimi i të dhënave ka rezultuar se drejtuesit nuk kishin vendosur rripin e sigurimit dhe/ose kishin përdorur edhe celularin gjatë drejtimit të automjeteve. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco