Lajmi i fundit

VIDEO/ Supergol në ‘Bernabeu’, Bayerni kalon në avantazh ndaj Realit

‘Depo si të ushtrisë’/ A po kthehet Tirana në bazën kryesore të furnizimit me armë për grupet kriminale?

‘Depo si të ushtrisë’/ A po kthehet Tirana në bazën kryesore të furnizimit me armë për grupet kriminale?

17:27, 22/06/2022
A+ Aa A-

Depot e armëve që përdoren nga grupet kriminale në vend janë kthyer në një shqetësim serioz për policinë dhe autoritetet ligjzbatuese.

Dyshimet shkojnë deri aty se një pjesë e ngjarjeve kriminale si ato të Elbasanit mund të jenë furnizuar nga këto baza.

Edhe pse nuk ka pozicionime të sakta të shtrirjes së këtyre bazave, përgjithësisht Tirana dhe zonat periferike të saj duket se janë dhe hotspotet ku policia ka zhvilluar operacionet e saj.

27-vjeçari i arrestuar një ditë më parë ka dyshime të forta se siguronte me armatim grupet kriminale në qytetin e Elbasanit.

E para goditje ishte ajo e vitit 2018 kur pas vrasjes mafioze të Devi Kasmit, policia pasi u vu në gjurmë të atentatorit grek, shkoi sërish në zonën e Yzberishtit. Në një banesë larg rrugës kryesore veç arrestimit të vrasësit, policia gjeti dhe një arsenal armësh i cili dyshohej se ishte përdorur në disa ngjarje kriminale.

Brenda banesës u gjetën snajperë mina me telekomandë antitanke, por edhe dronë vëzhgues ndërsa policia shpalli në kërkim Aurel Hoxhallarin.

110 kg kanabis dy vite më pas sërish në periferi të Tiranës jo larg Yzberishtit, policia zhvilloi operacionin Yrsheku. Në banesën e Gëzim Harokut të shpallur në kërkim u gjet një tjetër arsenal armësh.

Por jo gjithmonë periferia e kryeqytetit është vendi ku zbulohen armë. Ato u gjetën dhe në qendër të saj në një tjetër bazë të kamufluar mirë.

Gjatë operacionit të koduar “Kompleks”, hetuesit arritën të godisnin 18 baza të modifikimit të armëve ndërsa në banesën e njërit prej të shpallurve në kërkim Sokol Xhura në ish-Artistiken “Migjeni” në zonën e Oxhakut, u gjet një depo si ato të ushtrisë.

Dy operacionet e fundit në Tiranë treguan se metropoli shqiptar është kthyer në një nga zonat e preferuara të grupeve kriminale për të fshehur armët, por jo vetëm edhe për t’i modifikuar apo prodhuar silenciatorë të ndryshëm.

Në përfundim të 4 viteve totali i armëve të sekuestruara tregon se ato që përdoren më shumë në krime janë ato automatike, pistoletat, por mesa duket dhe armët e precizionit të lartë siç janë snajperët.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco