Arrestimi i policit që vrau kolegun, akuza: Vrasje me paramendim

Arrestimi i policit që vrau kolegun, akuza: Vrasje me paramendim

12:59, 24/05/2022
A+ Aa A-

‘Vrasje me paramendim’.

Kjo është akuza e ngritur ndaj policit 26-vjeçar, Ludian Zaimi pasi ka qëlluar për vdekje kolegun e tij, Çaush Saliasi, 60 vjeç.

Krimi i rëndë ndodhi brenda ambienteve të Komisariatit të Policisë Numër 3 në Tiranë.

Njoftimi i Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore:

Drejtoria e Përgjithshme e Agjencisë së Mbikëqyrjes Policore ka qenë e angazhuar maksimalisht për hetimin dhe dokumentimin e plotë të ngjarjeve të ndodhura në qytetin e Tiranës, si më poshtë vijon;

Më datë 24.05.2022, Drejtoria Rajonale e AMP-së Tiranë nën drejtimin e Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, pas kryerjes së veprimeve të para hetimore ka bërë arrestimin në flagrancë të shtetasit L. Z., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë për kryerjen e veprës penale ‘Vrasje me paramendim’, parashikuar nga neni 78 i Kodit Penal.

Arrestimi i punonjësit të policisë L. Z. u krye pasi më datë 23.05.2022, në ambientet e brendshme të Komisariatit të Policisë Nr. 3 Tiranë, ai ka qëlluar disa herë me armën e shërbimit pas një konflikti për motive të dobëta, punonjësin e policisë Ç. S., me detyrë oficer i patrullës përgjithshme në Komisariatin e Policisë Nr. 3 Tiranë, i cili si pasojë e plagëve të marra ka ndërruar jetë në spital.

Grupi i posaçëm hetimor vijon kryerjen e veprimeve procedurale për sqarimin e rrethanave të ngjarjes dhe dokumentimin me prova ligjore të veprimeve të autorit të veprës penale, ndërsa materialet hetimore do dërgohen pranë Prokurorisë se Rrethit Gjyqësor Tiranë për hetime te mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco