Blindohet Fieri, policia kontrolle blic, ndalon automjetet në akset kryesore të qytetit

Blindohet Fieri, policia kontrolle blic, ndalon automjetet në akset kryesore të qytetit

22:13, 20/05/2022
A+ Aa A-

Policia e qytetit të Fierit këtë herë nuk ka vendosur në filtër vetëm automjetet luksoze, por ka ndaluar një pjesë të mirë të tyre.

Kontroll fizik i drejtuesve, verifikime të imtësishme të automjeteve dhe dokumentacionit, si edhe kontrolle për automjetet që mbajë xhama të errët, janë dukë u kryer nga forcat e posaçme Shqiponja, patrulla e përgjithshme e Komisariatit Fier, agjentë të policisë kriminale, ato të antidrogës e rrugores, jo vetëm në hyrje e dalje të qytetit por edhe në qendër të tij.

Në terren kanë zbritur një numër i madh uniformash blu, ndërsa në epiqendër mbeten personat e përfshirë në ngjarje kriminale dhe ata të shpallur në kërkim e që lëvizin të armatosur.

Ende nuk ka rezultate nga ky aksion i policisë së Fierit, ndërsa gjatë këtyre ditëve të fundit është vënë re shtim i kontrolleve si në qytet ashtu edhe në periferi të qytetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco