Një aksident i rëndë i ka ndodhur një familjeje, mëngjesin e së enjtes në aksin Milot-Mamurras. Në taksinë që doli nga rruga udhëtonin dy gra me dy fëmijë.
Nga përmbysja e makinës ka humbur jetën njëra prej grave, me moshë më madhe. Nuk dihet ende identiteti i saj dhe i të plagosurve.
Ambulanca e Laçit i dërgoi të gjithë të plagosurit në Spitalin e Traumës, edhe taksistin, por fatkeqësisht zonja ka ndërruar jetë.
Pritet njoftimi i Policisë për emrat e të lënduarve dhe rrethanat si ndodhi aksidenti. Dihet vetëm se gratë me dy fëmijët po shkonin në Rinas.
© SYRI.net