VIDEO/ Rrezikonin të mbyteshin në det, shpëtohen dy të rinjtë në Palasë

23:08, 18/05/2022
A+ Aa A-

Dy persona të cilët rrezikonin mbytjen në Palasë janë shpëtuar nga Policia Kufitare Dhërmi këtë mbrëmje.

Mësohet se S.B., 28 vjeç dhe V.A., 25 vjeç, të dy banues në Tiranë, rrezikuan mbytjen me gomone për shkak të detit të trazuar.

Fatmirësisht ata janë shpëtuar dhe ndodhen në gjendje të mirë shëndetësore.

Njoftimi i Policisë
Shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, bënë të mundur gjetjen dhe nxjerrjen nga deti të dy personave të cilët rrezikonin të mbyteshin së bashku me mjetin e tyre lundrues.

Më datë 18.05.2022, rreth orës 20.00, pas marrjes së njoftimit nga Salla Operative e Komisariatit të Policise Himarë, se në vendin e quajtur "Rrugët e bardha", në Palasë, dy shtetas të cilët ishin duke lundruar në det me një gomone me lopata, po rrezikoheshin  dhe e kishin të pamundur të ktheheshin në breg për shkak të rrymave të forta detare, shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi u nisën menjëher në ndihmë të tyre,dhe pas kërkimeve të shumta, arritën ti konstatonin rreth 2 milje përballe bregut  të dy shtetasit dhe konkretisht:

S. B., 28 vjeç, dhe V. A., 25 vjeç, banues në Tiranë.

Menjëherë nga shërbimet e Stacionit të Policisë Kufitare Dhërmi, u bë e mundur nxjerrja e tyre në breg, në gjendje të mirë shëndetësore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco