Horrori në Korçë, zbardhet dëshmia e burrit: Pashë foshnjen në valixhe, pastaj ... Bashkëshorti i gruas

Horrori në Korçë, zbardhet dëshmia e burrit: Pashë foshnjen në valixhe, pastaj ...

14:26, 02/05/2022
A+ Aa A-

Pas lajmit tronditës të gjetjes së trupit të një foshnjeje të vdekur, të sapolindur, në një valixhe në shtëpinë e tij në Korçë dhe dyshimeve se ishte futur në të nga bashkëshortja e tij me sëmundje mendore, mësohet hap pas hapi se si ishte zbuluar trupi dhe u bë denoncimi në Polici.

Klodian Hasimllari është paraqitur në komisariatin e Korçës rreth orës 2 të mëngjesit të sotëm. I tronditur nga ajo që kishte parë, ai ka treguar për uniformat blu:

"Më duket se pashë një foshnjë në valixhe në shtëpi. Më vinte erë e keqe nga dhoma e gjumit, shkova kontrollova në dollapin e rrobave dhe pashë në valixhe një fëmijë. Unë kam më tepër se 1 vit që shkoj e vij nga Greqia sepse mundohem të mbaj familjen me bukë. Isha në Korçë para 5 muajsh, prandaj s’jam i sigurt nëse foshnja është e imja apo jo. Kisha 5 muaj pa ardhur në Korçë.

Pyesja gruan, po ajo më fliste në vetën e tretë duke përmendur emrin e saj, pa e ditur që po fliste për veten. Thoshte që "M..." (emri shkurt i 40-vjeçares) ka lindur fëmijë dhe e ka futur në valixhe. Jam shumë i tronditur nga ajo që pashë."

Një tjetër informacion jepet nga burime konfidenciale: Thuhet se babai ka qenë para një muaji në Korçë, pasi 40- vjeçarja ka qenë e sëmurë. Klodian Hasimllari ka ardhur për ta parë dhe ajo ka qenë me anemi të theksuar. Konfirmohet se foshnja ishte prematurë, pra kishte lindur para kohe dhe nuk kishte qenë i formuar plotësisht.

Korçë, foshnja e sapolindur gjendet e vdekur në valixhe, nëna e sëmurë mendore

VIDEO/ Psikiatrja: Nëna e sëmurë, e pamjekuar, jashtë realitetit, thotë që fëmijën e ka lindur një person tjetër!

VIDEO/ 'Shumë e sëmurë e gjora, edhe djalin me të meta’: Fqinjët e gruas që vrau foshnjen e sapolindur

Image

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco