Kukës: Fëmija e e akuzoi për dhunë, babait i gjenden edhe armë, edhe kanabis Armët e gjetura nga Policia në banesë

Kukës: Fëmija e e akuzoi për dhunë, babait i gjenden edhe armë, edhe kanabis

12:25, 02/05/2022
A+ Aa A-

Një 36-vjeçar nga fshati Lojmë i Kukësit është denoncuar nga vajza e tij adoleshente për dhunë fizike dhe psikologjike të përsëritur ndaj fëmijës.

Por duket se dhuna ka qenë më e vogla akuzë që është ngritur ndaj tij, sepse gjatë kontrollit të banesës ai doli se mbante fshehur armë dhe kultivonte edhe bimë narkotike kanabis.

Policia e Kukësit njoftoi se arrestoi shtetasin M. B., 36 vjeç, banues në fshatin Lojme, Kukës, pasi ka bërë kallëzim vajza e tij 14 vjeçe, se ky shtetas ka ushtruar dhunë fizike dhe psikologjike ndaj saj, në mënyrë të përsëritur.

Gjatë kontrollit të ushtruar në banesën e këtij shtetasi, shërbimet e Policisë kanë gjetur një armë zjarri, një çifte, një sasi municioni luftarak dhe disa fidanë kanabis, të kultivuar në gota plastike.

Tashmë mbi të rëndojnë tri akuza: "Dhuna në familje", "Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit" dhe "Kultivimi i bimëve narkotike".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco