VIDEO-EMRAT/ Kanabisi merr në 'qafë' vëllezërit, e pëson edhe babai i tyre

VIDEO-EMRAT/ Kanabisi merr në 'qafë' vëllezërit, e pëson edhe babai i tyre

10:51, 04/02/2022
A+ Aa A-

Dy vëllezër përfunduan në pranga dhe babai i tyre u procedua penalisht nga Policia në Përmet. Raportohet se në pranga ranë vëllezërit Fredi dhe Aleksandër Zhaka. Penalisht u procedua babai i tyre. 

"Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient në përdorim nga këta shtetas, në vendin e quajtur "Vinja", fshati Bënjë, Përmet, u gjetën 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, një armë zjarri dhe një sasi fishekësh. Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, arma e zjarrit, fishekët dhe 2 aparate celulare," thuhet në njoftim. 

NJOFTIMI ZYRTAR

Finalizohet me sukses operacioni policor i koduar "BROTHERS".  

Operacioni nga Seksioni për Hetimin e Trafiqeve dhe Narkotikëve, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet.

Skuestrohen 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sativa, një armë zjarri dhe fishekë.

Vihen në pranga 2 vëllezërit që i posedonin, procedohet penalisht babai i tyre.   

Në vijim të punës së pandërprerë për parandalimin dhe goditjen e paligjshmërisë në fushën e prodhimit dhe shitjes së lëndëve narkotike, kapjen dhe vënien përpara përgjegjësisë ligjore, të personave që mbajnë armë zjarri pa leje, Seksioni për Hetimin e Trafiqeve të Paligjshme dhe Narkotikëve në DVP Gjirokastër, në bashkëpunim me Komisariatin e Policisë Përmet, mbi bazën e informacioneve të siguruara në rrugë policore, ka organizuar dhe finalizuar me sukses operacionin policor të koduar "BROTHERS", si rezultat i të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit F. Zh., 39 vjeç dhe A. Zh., 36 vjeç (vëllezër) banues në fshatin Bodar, Përmet, si dhe u procedua penalisht shtetasi  Ll. Zh., 69 vjeç (babai i tyre). 

Gjatë kontrollit të ushtruar nga shërbimet e Policisë, në një ambient në përdorim nga këta shtetas, në vendin e quajtur "Vinja", fshati Bënjë, Përmet, u gjetën 1.4 kg lëndë e dyshuar narkotike cannabis sattiva, një armë zjarri dhe një sasi fishekësh.  

Në cilësinë e provës materiale u sekuestruan lënda e dyshuar narkotike, arma e zjarrit, fishekët dhe 2 aparate celulare. 

Materialet në ngarkim të shtetasve të mësipërm i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Përmet, për veprat penale "Prodhimi dhe shitja e narkotikëve" dhe "Mbajtja pa leje e armëve, armëve shpërthyese dhe municionit".

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco