Vdes nga koronavirusi 9-vjeçari shqiptar

Vdes nga koronavirusi 9-vjeçari shqiptar

16:57, 27/01/2022
A+ Aa A-

Gjatë 24 orëve të fundit në Kosovë janë regjistruar 6 viktima nga COVID-19, raporton Express.

Kështu është bërë e ditur nga Ministria e Shëndetësisë.

Në mesin e viktimave është edhe një djalë nën moshën 9 vjeçare nga Prizreni.

Viktimë është edhe një person i moshës 50-59 vjeçare, dy persona të moshës 70-79 vjeçare dhe dy të moshës mbi 80 vjeç.

Dy nga viktimat janë nga Gjilani, një nga Mitrovica, një nga Deçani dhe një nga Kaçaniku.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco