Mediat belge: Atentati ndaj Bledar Muçës, njësoj si ai i vitit 2016

Mediat belge: Atentati ndaj Bledar Muçës, njësoj si ai i vitit 2016

10:21, 24/01/2022
A+ Aa A-

Bledar Muça, i njohur edhe si krahu i djathtë i familjes Çapja në Elbasan, është ekzekutuar në Belgjikë.

Sipas Gazetës së Antverpës, shqiptari që njihej me nofkën Anglezi, ishte personazh i njohur për drejtësinë shqiptare dhe kishte lidhje me mafian shqiptare. Gazeta shkruan se viktima ishte dënuar në vitin 2018 për një krim të vogël në Belgjikë, pasi kishte vjedhur në një dyqan bashkë me tre persona të tjerë.

Në vitin 2016 pati dy tentativa vrasjeje në Elbasan ndaj bandës së Çapjave, shkruan gazeta, një në qershor dhe një tjetër në shkurt. Në qershor, Muça u shënjestrua së bashku me Florenc Çapjen. Makina që po lëviznin ata u shënjestrua nga persona me kallashnikov. Muça u plagos, por Çapja shpëtoi pa plagë.

Në vitin 2016, Muça u arrestua dhe u dënua me dy vite pasi kishte qëlluar ndaj policëve. Mediat publikuan edhe pamjet e tij me armë në dorë.

Gazeta shkruan se emri i tij del edhe në vrasjen e vëllezërve Roland dhe Ilir Rexhepi në Elbasan.

Në vitin 2020, Muça u arrestua sërish pasi plagosi një oficer policie të burgjeve. Më pas ai mori shtetësinë britanike dhe u vendos në Belgjikë.

Gazeta shkruan se mënyra se si u ekzekutua Muça të shtunën në Aartselaar është shumë e ngjashme me tentativën e vrasjes në vitin 2016.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco