Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Policia e pyet për 'të fortët' e Niklës

Atentati ndaj Gentian Bejtjas/ Policia e pyet për 'të fortët' e Niklës

11:10, 18/01/2022
A+ Aa A-

Atentati i dështuar më datë 9 janar në zonën e Fushë-Krujës, ende nuk ka autor në pranga. Burime nga blutë e Krujës bëjnë të ditur se nuk ka më dyshime mbi shënjestrën, që ka qenë Gentjan Bejtja. Pistat ku janë shtrirë hetimet janë në disa ngjarje ku Bejtja dyshohet të ketë qenë i përfshirë, mes tyre krime kundër jetës e grabitje të bujshme në vlera të mëdha.

Policia ende nuk ka një provë konkrete mbi identifikimin e autorëve, por çfarë dihet deri tani është pista që i ka dërguar hetuesit drejt dyshimeve të forta se janë nga e njëjta zonë, pra ajo e Fushë-Krujës. Referuar dinamikës së ngjarjes dhe provave të siguruara deri tani, nuk ka dyshime për vrasës me pagesë, por për persona që kanë tentuar ekzekutimin e Bejtjes për hakmarrje dhe prishje të interesave në aktivitet të paligjshëm.

Ai është pyetur nga hetuesit për disa emra problematik në Krujë dhe Fushë-Krujë, me dyshimet se mund të jenë përfshirë në ngjarje, por Bejtja në dëshminë e tij, nuk ka zbërthyer asgjë që do të ndihmonte hetuesit. Pavarësisht se janë sekuestruar një sërë kamerash sigurie, përfshirë ato të një karburanti pranë vendit të ngjarjes në afërsi të Niklës, nuk ëshë përftuar asgjë me rëndësi për hetimin. Kamera e sigurisë së karburantit nuk ka fiksuar monentet e atentatit për shkak edhe të rrezes së veprimit.

Për më tepër, në këtë drejtim, puna e hetuesve për zbardhjen e ngjarjes, ka ndeshur probleme edhe sa i përket kohës dhe vendit ku ka ndodhur atentati, në një orë të mbrëmjes ku mungojnë dëshmitarët, errësirës dhe aksit rrugor ku nuk ka shumë biznese të survejuara nga kamerat. Atentati ndodhi më 9 janar, teksa Gentjan Bejtja, person me precedent të theksuar kriminal, udhëtonte me mikun e tij Klodjan Stafuka.

Plumbat u sulën në breshëri ndaj tyre, teksa 41-vjeçari humbi drejtimin e mjetit. Ai dhe pasagjeri mbetën të plagosur lehtë nga përplasja e makinës, ndërsa braktisën vendin e ngjarjes dhe u drejtuan për tek Spitali i Traumës për të marrë ndihmë mjekësore, por nuk përjashtohet mundësia ta kenë bërë një veprim të tillë për çështje sigurie./Faxweb.al

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco