VIDEO/ Mjegulla ‘pushton’ Beratin, vështirësi për qarkullimin

VIDEO/ Mjegulla ‘pushton’ Beratin, vështirësi për qarkullimin

10:17, 18/01/2022
A+ Aa A-

Që prej orëve të para të mëngjesit të sotëm, 18 janar qyteti i Beratit është mbuluar nga mjegulla e dendur.

Mjegulla është shfaqur prej disa orësh dhe vazhdon të jetë prezentë në të gjithë qytetin.

Kjo situatë ka krijuar vështirësi për lëvizjen e automjeteve brenda në qytet.

Situata është e njëjtë në të gjithë qarkun pasi mjegulla ka mbuluar edhe qytetet Kuçovë, Dimal, Skrapar e Poliçan.

Siç edhe shihet nga pamjet filmike, i gjithë aksi nacional Berat-Dimal dhe Dimal-Kuçovë është pushtuar nga mjegulla, duke krijuar probleme në qarkullimin e automjeteve dhe mjeteve të transportit interurban, pasi shikimi është i kufizuar.

Mjetet janë duke qarkulluar me shpejtësi të ulët dhe duke mbajtur largësi nga njëra-tjetra,për të shmangur ndonjë aksident të mundshëm.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco