VIDEO/ Njëra nga makinat bënte gara shpejtësie, përplasen dy automjete në Vlorë, dy të plagosur

VIDEO/ Njëra nga makinat bënte gara shpejtësie, përplasen dy automjete në Vlorë, dy të plagosur

20:26, 15/01/2022
A+ Aa A-

Një aksident ka ndodhur mbrëmjen e sotme një Vlorë. 

Një automjet që dyshohet se bënte gara shpejtësie, ka humbur kontrollin dhe për pasojë është përplasur me një makinë tjetër. 

Në aksident janë përfshirë një 'Opel' dhe një 'Toyota' 

Si pasojë e aksidentit kanë mbetur të plagosur dy persona, të cilët janë dërguar në spitalin e Vlorës.

Njoftimi i policisë
Më datë 15.01.2022, rreth orës 19:30, në vendin e quajtur “Rruga e re” automjeti tip “Opel”, me drejtues shtetasin S. K., është përplasur me automjetin tip ” Toyota”, me drejtues shtetasin O. Xh.

Si pasojë e përplasjes kanë mbetur të dëmtuar shtetasi O. Xh, dhe pasagjeri shtetasi N. P., të cilët ndodhen në spitalin Rajonal Vlorë, jashtë rrezikut për jetën.

Në vendngjarje ndodhet grupi hetimor i cili punon për sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco