Në kërkim për vrasjen e malazezit, del foto e laçjanit të plagosur, Vincesk Piroli

Në kërkim për vrasjen e malazezit, del foto e laçjanit të plagosur, Vincesk Piroli

20:28, 03/01/2022
A+ Aa A-

Del foto e të plagosurit në atentatin e mbrëmjes së sotme në qytetin e Shkodrës. Personi që shihni në foto është Vinçenc Piroli, 34 vjeç. 

Ai u qëllua me dy plumba në bark nga persona të paidentifikuar. 

Pasi mbeti i plagosur, 34-vjeçari u dërgua në spitalin e Lezhës dhe më pas u transportua me urgjencë drejt Tiranës. 

Piroli me origjinë nga Sanxhaku, Kurbin është një emër i njohur për drejtësinë.

Ai është një person i shpallur në kërkim ndërkombëtar.

Mali i Zi e kërkon pasi Vinçenc Piroli së bashku me Dorjan Lalën akuzohen se kanë vrarë malazezin Momçillo Gjurishiç.

Image

Malazezi i vrarë Momçillo Gjuriç

Në 12 tetor të këtij viti, shefi i sektorit kundër kriminalitet dhe korrupsionit në Malin e Zi Aleksandar Boshkoviç deklaroi se dy shqiptarët janë të dyshuarit kryesorë për vrasjen më 4 korrik 2021 në Ulqin, pasi janë gjetur prova të mjaftueshme kundrejt tyre.

Ngjarja dyshohet se lidhet me hakmarrjen.

Edhe pse ishte në kërkim ndërkombëtar, Vinçenc Piroli lëvizte lirisht i pashqetësuar.  

Besohet se autorët kanë patur për qëllim eliminimin e tij, pasi të dy plumbat i riu i ka marrë në pjesën e barkut, pranë organeve jetësore.  
 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco