Shkaktoi aksidentin fatal me një të vdekur, arrestohet shoferi 27 vjeçar në Dibër

Shkaktoi aksidentin fatal me një të vdekur, arrestohet shoferi 27 vjeçar në Dibër

18:59, 03/01/2022
A+ Aa A-

Është arrestuar në flagrancë nga policia shoferi 27 vjeçar, i cili bëri aksident në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ku si pasojë mbeti i vdekur pasagjeri 28 vjeçar që ndodhej më të në makinë.

Sipas njoftimit të policisë, materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

Njoftimi i policisë:

Dibër

Nga specialistët e seksionit të trafikut Urban dhe Interurban në DVP Dibër u bë arrestimi në flagrancë i shtetasit P. H., 27 vjeç, banues në Maqellarë, pasi me datë 03.01.2022, rreth orës 11.30, në aksin rrugor Peshkopi-Maqellarë, ky shtetas duke drejtuar automjetin tip 'Volksëagen pasat', ka humbur kontrollin duke u përplasur me mbrojtëset anësore të rrugës dhe për pasojë mbetën të lënduar drejtuesi i mjetit, pasagjerët që udhëtonin me të, shtetasit D. H., 22 vjeç; A. H., 25 vjeç; dhe humbi jetën shtetasi E. H., 28 vjeç.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Dibër për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco