Blindohet Vlora, lirohet për disa orë nga burgu Viktor Ymeri, daja i 'Edison Faqedjegurit'

Blindohet Vlora, lirohet për disa orë nga burgu Viktor Ymeri, daja i 'Edison Faqedjegurit'

17:55, 03/01/2022
A+ Aa A-

Me masa të rrepta sigurie është shoqëruar sot në një ceremoni mortore Viktor Ymeri, i njohur si daja i Edison 'Faqedjegurit'.

Burime për SYRI bënë të ditur se kanë qenë dy furgona të burgjeve, por edhe agjentët e Policisë së Vlorës të cilët shoqëruan personin në fjalë, nën masa të rrepta sigurie.

Ceremonia mortore u zhvillua në fshatin Dukat të Vlorës dhe i burgosuri është rikthyer sërish në vendin e vuajtjes së dënimit.  

Viktor Ymeri është daja i Edison Harizajt i ekzekutuar në Durrës në 7 nëntor 2018 në një atentat mafioz.  

'Lirimi' i Viktor Ymerit ka zgjatur disa orë. 

Ai ka dalë nga qelia në orën 13:30 dhe është rikthyer në orën 16:30. 

Kush është Viktor Ymeri
Viktor Ymeri është dënuar me 25 vite burg në vitin 1999 për vrasjen në Durrës të Arben Pajës e Ilir Xhungës, dy miqtë e Lulzim Berishës. Për këto dy vrasje Ymeri është dënuar fillimisht me burgim të përjetshëm, por në tetor të 2018 Gjykata e Apelit Durrës, kanë vendosur dënimin e tij me 25 vite burg.

Viktor Ymeri konsiderohej nga policia dhe prokuroria si një nga njerëzit më të afërt të Gazmend Brakës, (Gaxhait) i dënuar me burgim përjetë, pasi së bashku në qershor të vitit 1999, kanë ekzekutuar me dhjetra plumba kallashnikovi Arben Pajën dhe Ilir Xhungën, të cilët ishin pjesë e një fraksioni tjetër kriminal në Durrës. 

Lirimi dhe rikthimi në burg
Viktor Ymeri la qelinë e burgut të Lushjes në dhjetor të vitit 2019. 

Por një vit më pas ai u arrestua sërish pasi lirimi i tij ishte në shkelje me ligjin. 

Ai u lirua me kusht me vendim të Gjykatës së Elbasanit edhe pse ndaj tij kishte një vendim për dënim me 25 vite burg. 

Vendimi për lirimin e tij, është dhënë nga gjyqtarja e Elbasanit Enkeleda Kapedani, e cila vendosi të shuajë dënimin e Viktor Ymerit dhe të urdhërojë lirimin e tij. 

Një vit më pas, Viktor Ymeri u arrestua sërish dhe u dërgua në qeli për të vuajtur dënimin. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco