Lajmi i fundit

Vrau policin në Fier/ Vetëdorëzohet Azgan Mërnica

Kapja e 119 kg kokainë/ Ironia e gazetarit: U bë kontejneri si urban linje

Kapja e 119 kg kokainë/ Ironia e gazetarit: U bë kontejneri si urban linje

09:05, 03/01/2022
A+ Aa A-

Zbulimi i 119 kilogramëve kokainë, të gjetur sërish në një kamion me banane nga Ekuadori, ishte një nga ngjarjet më të bujshme të kronikës në orët e fundit të vitit 2021.

Gjykata e Tiranës ka caktuar masën e sigurisë “arrest në burg” për Hasan Salihun, Gazim Kalanë dhe Marson Muratajn, të arrestuar lidhur me sasinë e 119 kg kokainës nga Ekuadori. Tre të arrestuarit kanë mbajtur qëndrim mohues, duke pretenduar se nuk kanë asnjë lidhje me kokainën.

Ngjarja mbetet e mbuluar me mister pasi ngarkesa është ndaluar disa herë derisa është kapur nga policia. Gazetari Artan Hoxha shkruan se kontejneri i fundit është bërë si urbani i Ndroqit.

“Na u bë ky kontejneri i fundit, që erdhi nga Ekuadori, si urbani i Ndroqit.

Ndalohet ne Gioa Tauro në Itali, shkarkohen ca arka me “banane”, pastaj mbyllin kontejnerin.

E ndalin ca “pasagjerë” me maska e kallashnikovë në Romanat, si “trimat e Selfo Qorrit”, vjedhin ca arka me “banane” dhe pastaj mbyllin derën.

Në darkë e parkojnë kontejnerin në Vaqar, sistemojnë arkat me “banane”, pastaj kujtohen në mëngjes se duhet njoftuar policia.

Vjen policia paradite, gjen dhe ajo ca arka me 119 kilogramë “banane bardhoshe”….

Të paktën na jepni inventarin e arkave me “banane”, sa u nisën nga Guayaquil, sa bitisen në Vaqarr?!

Jo për gjë, por kam hall se mos shkon kacafiu dhe çmimi i bananeve verdhacuke që ha populli?!!” shkruan ai.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco