Një vit pa Klodian Rashën/ Homazhe për të riun e vrarë nga policia

Një vit pa Klodian Rashën/ Homazhe për të riun e vrarë nga policia

17:44, 07/12/2021
A+ Aa A-

Nesër më datë 8 dhjetor, bëhen një vit nga vrasja e të riut Klodian Rasha nga efektivi i policisë Nevaldo Hajdaraj.

Grupe të shoqërisë civile kanë lajmëruar se ditën e nesërme do të bëjnë homazhe për djaloshin, që humbi jetën në moshë fare të re.

“Për Klodian Rashën. Homazhe Përkujtimore. E mërkurë, ora 18:00.

Përballë Ministrisë së Brendshme. Më 8 dhjetor, do ndezim qirinj këtu. Klodian Rasha u vra në moshën 25 vjeç”, shkruhet në njoftim.

Autori i vrasjes, ish-efektivi Nevaldo Hajdaraj është dënuar nga gjykata me 15 vjet burg, por për shkak të gjykimit të shkurtuar, u dënua 10 vjet.

Hajdaraj kërkon ndryshimin e vendimit dhe dënimin për vrasje në tejkalim të nevojës për t’u mbrojtur, por jo vrasje me dashje.

Avokati i ish-oficerit të policisë ka dorëzuar ankimimin.

Ndërkohë, ankim për vendimin është bërë edhe nga Prokuroria, e cila kishte kërkuar dënimin me 20 vite burg. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco