VIDEO/ Bashkia i ndërton ‘landfill’, banorët e Piskovës në protestë: Nuk na pyetën! Na rrezikon shëndetin

VIDEO/ Bashkia i ndërton ‘landfill’, banorët e Piskovës në protestë: Nuk na pyetën! Na rrezikon shëndetin

20:40, 06/12/2021
A+ Aa A-

Banorët e fshatit Piskovë në Përmet protestuan kundër ndërtimit të landfillit të ri të mbetjeve urbane.

Ata akuzojnë bashkinë Përmet dhe Ministren Mirela Kumbaro se nuk kanë zhvilluar asnjë dëgjesë publike për projektin, i cili, sipas banorëve, dëmton shëndetin e tyre dhe ekosistemin në zonën e mbrojtur të Bredhit të Hotovës.

Për kamerat e SYRI TV, banorët shprehen se ndërtimi i landfillit po bëhet në zonë të mbrojtur, ndërsa sipas tyre, hedhja e mbeturinave në këtë zona do të rrezikojë jetën dhe shëndetin e komunitetit.

Por Ervis Shallari, inxhinieri i firmës që do të ndërtojë landfillin, është shprehur se  vendgrumbullimi do të jetë i përkohshëm dhe pa efekte në mjedis.

Banorët e fshatit Piskovë kanë paralajmëruar përshkallëzim të protestave të tyre, nëse bashkia dhe ministrja Kumbaro nuk do të tërhiqen nga projekti. Landfilli do të ndërtohet në afërsi të parkut kombëatr të Bredhit të Hotovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco