Makina merr flakë në ecje në Unazën e Madhe në Tiranë

Makina merr flakë në ecje në Unazën e Madhe në Tiranë

20:37, 06/12/2021
A+ Aa A-

Një automjet ka marrë flakë në kohën që ishte në ecje në Unazën e Madhe në Tiranë.

Policia informon se sonte, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur "Ish Uzina e Traktorëve", ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Informacion paraprak

Me datë 06.12.2021, rreth orës 19:40, në Unazën e Madhe, në vendin e quajtur "Ish Uzina e Traktorëve", ka marrë flakë në ecje e sipër dhe është djegur plotësisht, mjeti me drejtues shtetasin Xh. P.

Paraprakisht dyshohet se zjarri ka rënë si pasojë e një defekti në mjet. Nuk ka dëme në njerëz.

Grupi hetimor ndodhet në vendngjarje dhe po punon për përcaktimin e shkaqeve të rënies së zjarrit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco