Lajmi i fundit

LIVE/ 'Bujqësia në rrezik': Kreu i PD, Sali Berisha, në bashkëbisedim me fermerë

Kreu i sindikatës ngre alarmin: ‘Kapot’ e krimit kërcënojnë policët e sistemit ‘41 bis’ në burgje

Kreu i sindikatës ngre alarmin: ‘Kapot’ e krimit kërcënojnë policët e sistemit ‘41 bis’ në burgje

21:04, 30/11/2021
A+ Aa A-

Të dënuarit e akuzuar për krim të organizuar të cilët izolohen në sistemin 41 BIS, po kërcënojnë punonjësit e policisë së burgjeve.

Kreu i sindikatës së policëve të burgjeve, Valtin Macaj, thotë se si pasojë e kërcënimeve dhe vështirësive në punë, 242 efektiva të këtij sektori kanë dhënë dorëheqjen.

Shkak janë bërë presionet dhe kërcënimet që policët marrin nga të afërmit e të dënuarve.

Punonjësit e policisë së burgjeve që shërbejnë në regjimin 41 bis janë kërcënuar nga të dënuarit e izoluar në këtë sektor. Sipas kreut të sindikatës, Valentin Macaj punonjësit janë përballur shpesh edhe me reagimet kërcënuese dhe presionet e familjarëve të të dënuarve jashtë dyerve të burgjeve.

"Ne kemi pasur raste që na kanë besuar rrëfimin e tyre, të cilët sërish nga frika dhe nga presioni që kanë nga eprorët nuk mund të dalin në media, kanë deklaruar para nesh që sa kemi dalë nga shërbimi jemi kërcënuar nga shokët e të dënuarit brenda ose nga familjarë të tyre," tha Macaj.

Nisur edhe nga kjo situatë nga fillimi i këtij viti 242 punonjës kanë lënë detyrën e tyre.

"Janë mbi 240 punonjës policie të burgjeve që janë vetëlarguar nga detyra pa u mbyllur viti për sryes të kushteve të vështira të punës dhe pagave diskriminuese," shtoi Macaj.

Përveç kërcënimeve policët e burgjeve po përballën edhe më një sërë problemesh të tjera të cilët sipas sindikatës po ia vështirëson punën.

"Të dalësh pa armë, të të mungojë transporti, të shkosh dhe të rrish 8 orë në shërbim pa përfituar një vakt ushqimor, të cungohet paga, të paguhesh për 22 ditë në muaj punë edhe pse ti kryen deri në 26 ditë punë, këto janë kushte mizerabël për një punonjës policie," shtoi kreu i sindikatës.

Regjimi 41 biss u krijua me qëllim që të dënuarit që cilësohen si persona më të shkuar kriminale dhe të akuzuar për krim të organizuar të shkëpusin komunikimet me personat jashtë dyerve të qelive.

Vetëm pak ditë më parë Aleksandër Llanaj, Fatmir Pjetri, Redjan Rraja dhe Arbër Çekaj, u futën në izolimin e 41 bis e ndërsa ministri i drejtësisë Ulsi Manja ka paralajmëruar se ditën në vijim në këtë sektor do të futën edhe të dënuar të tjerë./ oranews/

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco