Masakra mbi nxënësit në Deçan: Turkaj tregon si u plagos nipi dhe i vdiq, shoqja pranë

Masakra mbi nxënësit në Deçan: Turkaj tregon si u plagos nipi dhe i vdiq, shoqja pranë

02:01, 27/11/2021
A+ Aa A-

Musli Turkaj, gjyshi i Fliant Turkajt i cili mbeti i plagosur nga sulmi i në Gllogjan të Deçanit, ka folur pasi nipi i tij përfundoi operacionin. Siç është raportuar, Turkaj ka mbetur i plagosur në këmbë, ndërsa vajza pranë të cilës ka qenë i ulur ai, ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

“Ai është nxënës i Shkollës së Mesme Ekonomike në Gjakovë. Kah është kthyer ka ndodhë ngjarja. Sëpari iu shpreh ngushëllime të gjitha atyre familjeve që i kanë humbur më të dashurit. Flianti ke në operacion. Sipas mjekëve, operacioni u krye me sukses, plumbin ia kanë heq që i ka mbetur në këmbë, po ndihet mirë. Mjekët thanë se tash nuk ka ndonjë problem,” tha gjyshi i Fliant Turkajt për ATV.

Ai ka falënderuar mjekët për kujdesin e treguar ndaj nipit të tij, gjersa shtoi se ka parë prezencë të Policisë së Kosovës, por se nuk është në dijeni nëse nipi i tij është marrë në pyetje rreth ngjarjes.

Një autobus, i cili po transportonte nxënës nga Gjakova për në Gllogjan dhe fshatra të tjera, është sulmuar nga një person i maskuar, ku si rezultat kanë vdekur 3 persona dhe një është plagosur.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco