Ekzekutimet e shqiptarëve/ Kontratat e vdekjes në burgjet greke, ja kush janë bandat kryesore

Ekzekutimet e shqiptarëve/ Kontratat e vdekjes në burgjet greke, ja kush janë bandat kryesore

09:59, 25/11/2021
A+ Aa A-

Burgu i Koridhalos, më famëkeqi në Greqi, është institucioni ku vuajtja e dënimit është kthyer në një arenë të përgjakshme të larjes së hesapeve mes të burgosurve. Këtu të dënuarit kontrollojnë nga qelitë trafikun e drogës jashtë burgut dhe diktojnë veprimtari të tjera kriminale.

Në Nëntor 2018, Gjykata Evropiane e të Drejtave të Njeriut në Strasburg tërhoqi vëmendjen për dhunën e ushtruar ndaj të burgosurve shqiptarë dhe atyre bullgarë në burgjet greke. Për këtë arsye, Greqia u gjobit me 110 mijë euro për keqtrajtimet që u bëhen të dënuarve.

PavarĂ«sishtĂ« kĂ«saj, opinioni publik nĂ« Greqi Ă«shtĂ« tronditur pas publikimit tĂ« pĂ«rgjimeve tĂ« fenomenit tĂ« ashtuquajtur “Mafia e burgut tĂ« Koridhalos”.

Klodian Lekocaj, njĂ« i burgosur shqiptar nĂ« Koridhalo, pĂ«rflitet nĂ« shtypin grek si personi qĂ« Ă«shtĂ« nĂ« krye tĂ« “Mafies sĂ« burgjeve”.

ShumĂ« vrasje nĂ« AthinĂ« janĂ« bĂ«rĂ« me urdhĂ«r nga “Mafia e burgjeve” dhe qĂ« mediat greke i kanĂ« vendosur emrin “kontratat e vdekjes”.

ShumĂ« tĂ« burgosur shqiptarĂ«, por edhe grekĂ«, janĂ« pjesĂ« e “Mafies sĂ« burgjeve”. Disa prej tyre janĂ« ekzekutuar me urdhĂ«r nga lart nga frika se mos “pendoheshin” dhe u tregonin hetuesve grekĂ« kush fshihet prapa “kontratave tĂ« vdekjes”.

I tillĂ« Ă«shtĂ« edhe rasti i ArbĂ«r Bakos. Ai u vra nĂ« burgun e Koridhalos nga dy persona, njĂ«ri prej tĂ« cilĂ«ve shqiptar. Bako ka qĂ«nĂ« I pĂ«rfshirĂ« nĂ« disa ngjarje kriminale dhe mendohet se ishte pjesĂ« e “Mafies sĂ« burgjeve”.

“UnĂ« nuk besoj se nĂ« burgjet greke vritesh se je shqipatrĂ«. NĂ« burgjet greke janĂ« bandat tĂ« cilat urdhĂ«rohen nga brenda ose jashtĂ« dhe bĂ«jnĂ« ekzekutime.

ËshtĂ« banda e mirditorĂ«ve, banda e jugorĂ«ve dhe banda e mallakastĂ«riotĂ«ve tĂ« cilĂ«t urdhĂ«rojĂ« por edhe ekzekutojnĂ« vrasje. ËshtĂ« edhe banda e ciganĂ«ve.

Të gjitha këto banda drejtohen nga njerëz të caktuar, ata kanë vrarë masivisht njëri-tjetrin, kanë vrarë dëshmitarë kyc në procese kundër botës së krimit në Greqi dhe fatëkeqësishtë vrasësit janë shqipatrë. Do të vecoja rastin e Arbër Bakos i cili ishte i implikuar në vrasjen e avokatit grek Mihalis Zafiropulos.

Ai tentoi ta shmangĂ« pĂ«rgjegjĂ«sinĂ« pĂ«r rastin e Zafiropulos dhe pikĂ«risht Ibrahim Ibrahimi qĂ« ishte personi qĂ« pranoi autorsinĂ« ishte ai qĂ« e vrau nĂ« burg duke e akuzuar se ishte spiun” u shpreh pĂ«r Top Story gazetari Artur Bibe.

Vrasja e tij Ă«shtĂ« filmuar nga kamerat e sigurisĂ« nĂ« korridoret e burgut, ku duken dy persona qĂ« e godasin vazhdimisht me thika tĂ« improvizuara, teksa Bako pĂ«rpiqej t’u largohej. Ai u dĂ«rgua nĂ« spital, por nuk mbijetoi.

Në të njëjtën kohë ka patur edhe shumë vrasje të tjera, në burgjet greke, të cilat kanë mbetur pa autorë. Në 27 dhjetor të 2018 u gjet i varur në spitalin psikiatrik të burgut të Koridhalosë Gëzim Shekaj. Ai ishte 33 vjec nga Vlora.

Ajo që zgjon dyshime është fakti se një i afërm i tij ka thënë se 33 vjecarit i janë injektuar gjilpëra prej të cilave ka gjetur vdekjen.

Po në 2018, një 35-vjeçar shqiptar u gjet i vdekur në qelinë e tij në burgun e Trikalas. Shkaqet janë mister edhe sot. Ndërkohë që në burgun e Koridhalos u vra një tjetër 31 vjeccari shqiptar.

“Duke filluar nga viti 2014 gjĂ«ndja ka qĂ«nĂ« e rĂ«ndĂ«. Situata ka qĂ«nĂ« mĂ« e zezĂ« nĂ« vitet 2018-2019 ku ka patur edhe mĂ« shumĂ« viktima” u shpreh ShpĂ«tim Zinxhiria, gazetar.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco