Humbi prindërit dhe motrën në aksident, 17 vjeçari rrëfen momentin tragjik: Mendova se ishin në koma...

Humbi prindërit dhe motrën në aksident, 17 vjeçari rrëfen momentin tragjik: Mendova se ishin në koma...

18:09, 18/11/2021
A+ Aa A-

Aksidenti tragjik i ndodhur më 15 nëntor 2021 në Greqi, ku tre anëtarë të familjes nga Shqipëria humbën jetën është rrëfyer nga djali i familjes 17-vjeçari A.N, i cili ishte i vetmi i mbijetuar.

Aksidenti u mori jetën Relit, Arjanës dhe vajzës së tyre Marili Nako.

Në një intervistë për mediat greke, i riu ka rrëfyer tmerrin që ka parë me sy, ku motra e tij dhe dy prindërit humbën jetën.

Ai shprehet se ka marrë plagë të rënda në trup dhe do i nënshtrohet tre operacioneve, sakaq kërkon që personi që shkaktoi aksidentin të tregojë ngjarjen para autoriteteve.

'Këmba dhe krahu im kanë nevojë për operacion në tre vende, në kokë kam qepje dhe ndonjëherë kam marrje mendsh. Unë kërkoj vetëm që personi që shkaktoi aksidentin të rrëfejë aktin e tij', tha ai. 

Sipas të riut, në momentin që ka ndodhur aksidenti  po ktheheshin nga Shqipëria, kishin qenë në dasmë. 17-vjeçari tha u goditën nga një kamion.

“Ne ishim ndalur në Meteora duke u kthyer nga Shqipëria dhe më pas pak më tej nga Domokos na goditi një kamion, me pasojë prindërit dhe motra ime u vdiqën”, përshkruan ai.

Ai thotë se ka qenë daja i tij që e ka nxjerrë nga makina dhe më pas e ka çuar në spital.

“Më ra të fikët. Pas pak erdhi dhe daja që u kthye, po udhëtonim bashkë dhe më nxorri nga makina dhe më pas thirrën ambulancën dhe më mori”- shtoi ai.

Djali i cili ndodhe në spital, ka treguar me detaje se si ndodhi aksidenti i rëndë.

“Po shikoja nga dritarja dhe papritmas dëgjova nënën dhe motrën duke bërtitur. Na ka goditur një makinë, nuk më kujtohet se çfarë ishte, në parakolp dhe filluam të rrotulloheshim dhe goditëm kamionin. Kemi shkuar me 65-80 kilometra. Para përplasjes dëgjova një bori dhe supozova se ishte një makinë dhe jo një kamion. Kur më mori ambulanca, nuk e dija se çfarë kishte ndodhur, mendova se të gjithë kishin rënë në koma dhe isha vetëm unë zgjuar sepse isha ulur prapa. Në spital mora vesh që kishin vdekur”, ka thënë 17-vjeçari.

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco