Përndiqte qytetaren, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë, prangoset edhe dhunuesi i bashkshortes

Përndiqte qytetaren, arrestohet 57-vjeçari në Vlorë, prangoset edhe dhunuesi i bashkshortes

13:52, 18/11/2021
A+ Aa A-

Dy persona kanë rënë në pranga për vepra të ndryshme penale.

Uniformat blu bëjnë me dije se 57-çari F.S., është arrestuar pasi përndiqte një shtetase në mënyrë të vazhdueshme.

Gjithashtu në pranga ka rënë 53-vjeçari F.T pasi ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Njoftimi:

DVP Vlorë

Vihen në prangat e policisë 2 shtetas, për vepra të ndryshme penale.

 Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Vlorë arrestuan në flagrancë për veprën penale “Përndjekja”, shtetasin F. S., 57 vjeç, banues në Vlorë, sepse në mënyrë të vazhdueshme ka përndjekur një shtetase.

Specialistët për Hetimin e Krimit në Komisariatin e Policisë Sarandë arrestuan në flagrancë për veprat penale “Dhuna në familje” dhe “Veprime në kundërshtim me vendimin e gjykatës”, shtetasin F. T., 53 vjeç, pasi në kundërshtim me vendimin e gjykatës, ka ushtruar dhunë psikologjike ndaj ish-bashkëshortes së tij.

Materialet iu referuan Prokurorisë, për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco