‘Tritol në makinë si formë kërcënimi’/ Noterja në Tiranë e kallëzuar 4 herë për mashtrim

‘Tritol në makinë si formë kërcënimi’/ Noterja në Tiranë e kallëzuar 4 herë për mashtrim

17:59, 06/11/2021
A+ Aa A-

Të tjera detaje të reja janë bërë publike nga shpërthimi me tritol që ndodhi të premten mbrëma në kryeqytet.

Noteres Rezarta Koçi dyshohet t’i jetë vënë tritoli në automjet si formë kërcënimi për shkak të konflikteve që ka pasur me klientë të saj.

Kjo pasi në polici për të janë bërë një sërë kallëzimesh mashtrim. Mesa duket Koçi merrte sasi parash nga klientët e saj duke i mashtruar dhe më pas nuk u kthente paratë.

Më 8 korrik të vitit 2019 ajo është kallëzuar nga një qytetar i cili pretendon se i ka marrë një shumë parash për një hotel që ai e ka pasur në pronësi.

Një tjetër rast është regjistruar më 31 maj të këtij viti. Një qytetar me iniciale E.N e ka denoncuar noteren se i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash për një “Kontratë shitje pasurie e paluajtshme”. Kurse më 17 qershor të këtij, kallëzim ndaj Koçit ka bërë një tjetër qytetar i cili e akuzon se i ka marrë një shumë të konsiderueshme parash po për një kontratë shitjeje pasurie të paluajtshme.

Për një rast të ngjashëm noterja është kallëzuar edhe më 7 shtator të këtij viti. Ndërkohë, policia ka nisur hetimet nga sekuestrimi i pamjeve të kamerave të sigurisë së parkingut, por edhe zonës përreth për të shkuar në gjurmët e autorit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco