VIDEO-SYRI TV/ Bilanc tragjik në rrugët e vendit, 4 të vdekur brenda pak orësh

VIDEO-SYRI TV/ Bilanc tragjik në rrugët e vendit, 4 të vdekur brenda pak orësh

15:00, 01/11/2021
A+ Aa A-

Katër viktima dhe shumë të plagosur janë shënuar në të paktën dhjetë aksidente rrugore gjatë orëve të fundit. Këtë të hënë në Shkodër humbi jetën një 45 vjeçar, ndërsa në Krujë, Përrenjas dhe Gjirokastër vdiqën tre qytetar në aksidente të cilat ndodhën gjatë pasdites të së dielës.

Nga SYRI TV

Të paktën katër qytetarë humbën jetën dhe dhjetëra të tjerë kanë mbetur të plagosur në disa aksidente tragjike të regjistruara gjatë orëve të fundit në vendin tonë. Këtë të hënë rreth orëve të mesditës, në unazën e qytetit të Koplikut, humbi jetën Durim Lushaj, një 45-vjeçar i cili ishte pasagjerë në një mjet tip Volkswagen që u përplas me një mjet tip ‘Benz’. Nga ky aksident, mbetën të plagosur dhe dy persona të tjerë, të cilët ndodhen jashtë rrezikut për jetën.

Paraprakisht dyshohet se shkak i aksidentit është bërë një parakalim i gabuar dhe tejkalim i normave të shpetjësisë, ndërkohë që policia vijon hetimet për zbardhjen e shkaqeve të këtij aksidenti. Ndërkohë, gjatë pasdites së djeshme u regjistruan tre aksidente të tjera me pasoja fatale. Në Qafë Thanë, humbi jetën drjetuesi i një mjeti tip furgon, i cili u përplas me një mikrobus pasagjerësh. Nga aksidenti mbetën të plagosur edhe katër pasagjerë që ndodheshin në njërin nga mjetet.

Gjatë orëve të vona të mbrëmjes së djeshme Një mjet tip ‘Benz’ në aksin rrugor Fushë Krujë-Tapizë, ka aksidentuar shtetasin I. M., këmbësor, i cili si pasojë e përplasjes ka ndërruar jetë. Pas aksidentit drejtuesi i mjetit u largua nga vend ii ngjarjes, duke braktisur makinën me të cilën shkaktoi aksidentin.

Leons Imeri 33 vjeç, humbi jetën tragjikisht, pasi mjeti tip BMV me të cilin udhëtonte, hyri përmes barrierës mbrojtëse të rrugës në vendin e quajtur Ura e Lekli, duke i shkaktuar vdekjen të riut nga fshati Hormove.

Për nxjerrjen e trupit nga makina u deshën disa orë, ndërkohë dyshohet se shkak i aksidentit mund të jetë bërë errësira në rrugë dhe shpejtësia e madhe. Ndërkohë, e diela e një dite më parë ishte me bilanc të rëndë, pasi në të gjitha rrugët e vendit u shkaktuan 3 viktima dhe shumët ë plagosur në të paktën dhjetë aksidente rrugore.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco