EMRI/ Dënohet me 25 vite burg ‘truri’ i bandës pas grabitjes së 990 mijë euro në Aeroportin e Rinasit

EMRI/ Dënohet me 25 vite burg ‘truri’ i bandës pas grabitjes së 990 mijë euro në Aeroportin e Rinasit

17:27, 25/10/2021
A+ Aa A-

Me 25 vite burg është dënuar nga Gjykata e Posaçme Aleks Pepa, i akuzuar për grup kriminal dhe vjedhjen me dhunë të 990 mijë eurove në vitin 2016 në pistën e Aeroportit të Rinasit.

Papa u shpall në kërkim ndërkombëtar nga Interpoli. Ai cilësohet si “truri” pas grabitjes dhe bashkë me dy bashkëpunëtorët e tij u identifikuar nga analizat e ADN-së dhe qelizat telefonike.

Këto të fundit tregua se në 30 qershor 2016 u lokalizuan nga antenat telefonike në  zonën e Rinasit.

Më 30 qershor 2016 dy persona të armatosur çanë rrethimin e aeroportit ndërsa drejtonin një automjet tip “Benz-Mercedez“ ngjyrë të kuqe. Një person i tretë i priste më pas në një makinë të vjedhur dhe roli i tij ishte t’i ndihmonte të largoheshin.

Papa bashkë me një person tjetër këputën me darë çelësat e derës së rrethimit të Aeroportit të Rinasit dhe më u futën me automjetin tip “Benz” dhe u afrua tek makinat e blinduara të një shoqërie sigurie, e cila ishte kontraktuar nga një bankë e nivelit të dytë në Tiranë për të transportuar sasinë e eurove nga Tirana, në drejtim të Rinasit, me qëllim transferimin e shumës financiare jashtë shtetit.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco