VIDEO/ Dëshmia I e kolapsit: Asnjë nga gjyqtarët e Elbasanit deri tani nuk e ka kaluar Vetingun!

VIDEO/ Dëshmia I e kolapsit: Asnjë nga gjyqtarët e Elbasanit deri tani nuk e ka kaluar Vetingun!

13:47, 25/10/2021
A+ Aa A-

Kolapsi që ka përfshirë sistemin e drejtësisë në Shqipëri ilustrohet më së miri në një dëshmi të fortë që është dhënë së fundmi nga një prej profesionistëve të fushës: “Në Gjykatën e Elbasanit i janë nënshtruar Vetingut, gjysma e gjyqtarëve dhe prej tyre, asnjëri nuk e ka kaluar” - tha sot avokatja Ankelita Çela nga Elbasani, e ftuar në emisionin “Kafe Shqeto” të SYRI TV nga gazetarët Dori Daka dhe Flavio Qarri.

“Vijmë tek Elbasani, pas Tiranës, Korçës dhe Fierit, - tha Dori. -  Jemi përballë një kolapsi ajo jo, znj. Çela? Cila është situata me dosjet, bllokimi me të cilin po përballeni?”

“Si në të gjitha gjykatat e Shqipërisë, - tha avokatja Çela, - edhe gjykata e Elbasanit është drejt kolapsit. Aktualisht, në gjykatën e Elbasanit i janë nënshtruar Vetingut, gjysma e gjyqtarëve, gjysma tjetër akoma. Nga gjyqtarët që i janë nënshtruar Vetingut, asnjëri nuk e ka kaluar deri tani dhe mendoj se në kohët që do të vijnë, besoj…shpresoj, që gjyqtarët ta kalojnë Vetingun, por për mua është shumë e vështirë.”

“Po sa është numri i gjyqtarëve që nuk e kanë kaluar Vetingut”, insistoi Dori.

“ Asnjë! – theksoi avokatja. – Nga të gjithë gjyqtarët që i janë nënshtruar Vetingut deri tani, asnjë nuk e ka kaluar. Nga 15 që kanë qenë gjyqtarë kryesisht, ka gjyqtarë që janë larguar vetë me dorëheqje, para se të fillonte procesi i Vetingut, kurse një prej gjyqtarëve ka arritur moshën e pensionit. Ka arsye të ndryshme që janë larguar, por që…”/ar.sh/SYRI.TV

Ndiqni intervistën e plotë në KAFE SHQETO:

 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco