VIDEO/ Përplasen 4 makina në Berat

VIDEO/ Përplasen 4 makina në Berat

13:20, 25/10/2021
A+ Aa A-

Një aksident i katërfishtë ka ndodhur sot në Berat, në aksin midis Urës së Varur dhe Urës së Goricës.

Nga të dhënat e para mësohet se një automjet tip ‘Fiat Stilo’ që qarkullonte me shpejtësi, pasi ka goditur disa mjete që lëviznin në atë kohë në rrugë përpara tij, ka përfunduar i përplasur me betonin ndarës të rrugës.

Në aksidentin e katërfishtë janë përfshinë katër automjete, dy prej të cilave ‘Mercedes Benz’, njëra e tipit ‘Golf’ dhe një ‘Fiat Stilo’.

Si pasojë e aksidentit, fatmirësisht nuk ka pasur viktima por vetëm disa të lënduar lehtë, ndërkohë që të 4 mjetet kanë pësuar dëme të mëdha materiale.

Aksidenti i katërfishtë në aksin kryesor dhe të vetëm (hyrës e dalës) në qytetin e Beratit shkaktoi bllokimin e qarkullimit të automjeteve për rreth 30-minuta, duke krijuar radhë të gjata makinash në të dyja krahët.

Në vendngjarje kanë shkuar forca të shumta të policisë rrugore, që pasi kanë kryer këqyrjen e vendit të aksidentit kanë postuar edhe mjetet e dëmtuara,duke bërë që të vijojë normalisht qarkullimi.

Sipas burimeve të policisë në vendngjarje mendohet se shkak për aksidentin e katërfishtë të jetë bërë shpejtësia e mjetit tip ‘Fiat Stilo’ si dhe mosrespektimi i distancën së mjeteve në qarkullim.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco