VIDEO/ Atentati me kallashnikov në Fier, digjet një makinë në periferi, dyshohet e autorëve

VIDEO/ Atentati me kallashnikov në Fier, digjet një makinë në periferi, dyshohet e autorëve

22:06, 23/10/2021
A+ Aa A-

I vrari i mbrëmjes së të shtunës në Fier është një person rreth 57 vjeç dhe quhet  Demir Backa, sikurse ben me dije policia.

Informacionet e policisë bëjnë me dije se i plagosuri është dërguar në spitalin e Fierit por aty ka ndërruar jetë si pasojë e plagëve të marra.

Mësohet se ai është qëlluar me kallashnikov nga një makinë ti ‘Benz’ në rrethrrotullimin që lidh rrugën Fier-Vlorë.

Ndërkohë mësohet se aktualisht një makinë po digjet në perfieri të Fierit, gjë që ngre dyshime se është e autorëve.

Fier/ Informacion paraprak

Sot rreth orës 20:40, në vendin e quajtur “Rrethrrotullim i QTU_së”, dyshohet se nga një automjet tip “Benz” është qëlluar me armë zjarri shtetasi D. B. 57 vjeç, i cili ishte brenda automjetit të tij tip “Audi” dhe si pasojë e plagëve të mara ka ndërruar jetë në spitalin e Fierit.

Menjëherë shërbimet e Komisariatit të Policisë Fier, Forca e Posacme “Shqiponja” dhe 2 grupe te FNSH kanë shkuar në vendngjarje dhe po krehin zonën për kapjen e autorit.

Ndërkohë janë ngritur disa pika kontrolli në hyrje dhe dalje të qytetit të Fierit.

Në fshatin Daullas është gjetur e djegur një makinë tip “Benz” e cila dyshohet se është e autorëve të ngjarjes.

Grupi hetimor nën drejtimin e Prokurorisë ndodhet në vendngjarje dhe po punon për identifikimin dhe kapjen e autorit/ve.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco