Laçi merr mesazhin e Ramës/ U vihet flaka plehrave, qyteti mbytet në tym

Laçi merr mesazhin e Ramës/ U vihet flaka plehrave, qyteti mbytet në tym

10:05, 23/10/2021
A+ Aa A-

Laçi është zgjuar mëngjesin e sotëm i mbuluar nga tymi. Mësohet se gjate orëve të natës u është vënë flaka mbeturinave ne kodrat e qytetit.

Për pasojë retë e tymit janë shpërndarë në qytet, madje dhe në disa fshatra të zonës së malësisë së Kurbinit.

Për të normalizuar situatën në vendgrumbullimin e plehrave kanë mbërritur fadroma dhe zjarrfikësit e Laçit.

Duket se qyteti i Laçit e ka marrë i pari mesazhin e kryeministrit Edi Rama, i cili një ditë më parë kërcënoi kryebashkiakët që të japin një zgjidhje për plehrat.

Siç ka ndodhur në të shkuarën, pas krizave të plehrave, janë shfaqur inceneratorët si shpëtimtarë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco