FOTO/ Kapen me 20 kg kokainë e marijuanë, njëri nga shqiptarët tenton arratisjen

FOTO/ Kapen me 20 kg kokainë e marijuanë, njëri nga shqiptarët tenton arratisjen

09:44, 21/10/2021
A+ Aa A-

Dy shqiptarë, 35 e 28 vjeç janë vënë në pranga nga autoritetet policore të qytetit të Padovës.

Në automjetin me të cilin po udhëtonin, janë gjetur mbi 20 kg lëndë narkotike, 5 kg e gjysëm kokainë, 5 kg e gjysëm marijuanë e rreth 10 kg hashash.

Ata janë ndaluar pasi ishin spikatur nga një patrullë policie ndërsa po transportonin brenda në makinë një çantë të madhe të dyshimtë.

Në momentin e ndalimit nga forcat e rendit, çanta u gjet e boshatisur brenda automjetit, gjë që solli një kontroll më të imët të automjetit.

Në airbag-un e tij u gjet një vend i fshehur që hapej me anë të një magneti e ku ishin fshehur mbi 20 kg lëndë narkotike.

Një nga shqiptarët, drejtuesi i automjetit, u përpoq të largohej për t'i shpëtuar arrestimit por u bllokua në hyrjen e një pallati ku po tentohej të fshihej.

Ndaj dy shqiptarëve u lëshua urdhëri i arrestit me burg e janë në dispozicion të autoriteteve gjyqësore të Padovës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco