VIDEO/ Një shqiptar ‘koka e trafikut të kokainës në Norvegji’, policia s’e gjen në banesë

VIDEO/ Një shqiptar ‘koka e trafikut të kokainës në Norvegji’, policia s’e gjen në banesë

17:23, 20/10/2021
A+ Aa A-

Në bashkëpunim me autoritetet norvegjeze, Prokuroria e Posaçme Kundër Korrupsionit dhe Krimit të Organizuar ka goditur një grup të strukturuar kriminal pasi akuzohen për trafik kokaine e pastrim parash. Është lëshuar urdhër arresti për një shqiptar, ndërsa për një grua të përfshirë në këtë grup gjykata ka vendosur masë sigurie arrest shtepie. Sipas hetimeve shqiptare drejtonte trafikun e kokainës nga Shqipërië ne Norvegji dhe parate i merrte nepermjeve agjencive

NGA SYRI TV

Një shqiptar që drejtonte trafikun e kokainës ne Norvegji është shpallur në kërkim nga policia pas urdher arrestit të lëshuar nga SPAK me akzen e trafikut te drogës, pastrimit te parave dhe krijimit të grupit të strukturuara kriminale. Sipas prokurorisë së posacm shtetasi shqiptar F.P. ka krijuar dhe drejtuar një grup të strukturuar kriminal i cili bënte të mundur që të dërgonte sasi të ndryshme me lëndë narkotike (kokainë dhe marihuana) në Norvegji, sasi këto që shiteshin nga përfaqësuesit e tij në këtë shtet. I hetuari F. P. ka arritur gjithashtu që të krijojë një rrjet shpërndarësish të lëndëve narkotike (kryesisht kokainë dhe mariuhana) në përbërje të të cilit janë shtetas shqiptarë, por edhe persona me shtetësi jo shqiptare. Të ardhurat e siguruara nga aktiviteti kriminal i trafikimit të lëndëve narkotike dërgoheshin tek shtetasi nën hetim F. P. dhe referentët e tjerë të tij me anë të agjencive të transferimit të parave apo edhe cash. Informacionet e shkëmbyara me autoritete gjyqësore Norvegjeze kanë lëshuar edhe urdhër arrestin për një grua me iniciale A.A e cila është lënë me masë sigurie arrest shtepie. Këtë të mërkurë ne dakortësi me Autoritetet Gjyqësore Norvegjeze dhe në të njëjtën orë, Policia e Shtetit ka ekzekutuar masën e sigurimit ndaj shtetases A. A., ndërsa është proceduar me nxjerrjen e një urdhër kërkimi ndërkombëtar për shtetasin F.P. Ndërkohë edhe autoritetet gjyqësore norvegjeze kanë proceduar me ekzekutimin e masave të sigurimit dhe ushtrimin e kontrolleve në territorin e tyre.

Në zbatim të vendimit të Gjykatës së Posaçme të Shkallës së Parë për Korrupsionin dhe Krimin e Organizuar, Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit realizoi kontrollin e disa banesave dhe kontrollin personal të disa shtetasve në qytetet Tiranë dhe Lezhë. Gjatë kontrollit u gjetën dhe sekuestruan në cilësinë e provës materiale dokumente të ndryshme

Prokuroria e Posaçme, në bashkëpunim me Drejtorinë e Përgjithshme të Policisë së Shtetit janë duke kryer të gjitha verifikimet e nevojshme dhe hetimin financiar për të gjithë personat e përfshirë në këtë aktivitet kriminal.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco