U gjetën të vdekur në hotel në Kavajë/ Misteret e familjes së pasur ruse

U gjetën të vdekur në hotel në Kavajë/ Misteret e familjes së pasur ruse

09:31, 19/10/2021
A+ Aa A-

Familja ruse që u gjet e vdekur në pishinën e një hotelit luksoz në Qerret, kishte pasion udhëtimet dhe kjo shihet edhe nga fotot e vendeve që ato kishin vizituar.

Sergey Burenkov, 60 vjeç së bashku me bashkëshorten Natalya Burenkova, 58 vjeç dhe vajzën e tyre Ekatrina, 31 vjeç dhe partnerin e saj Nikita Belousov, ishin ndër familjet e pasura ruse.

Vajza Ekatrina ishte menaxhere pronash, ndërsa i biri Aleksandër, i vetmi i mbetur i gjallë nga familja, i cili jeton në Moskë, është përfaqësues i një kompanie medicinale. Trupat e familjes do të tërhiqen në morgun e Tiranës, nga i biri Alexandër. 

Katër turistët rusë që humbën jetën në një hotel në Qerret dyshohet se janë helmuar dhe prokuroria e Kavajës ka nisur hetime për vrasje. Nga ana tjetër mjeksia ligjore përjashton të ketë shenja dhune në trupin e viktimave dhe burime për ReportTv thonë se ekspertët janë në pritje të analizave toksikologjike. Megjithatë, vdekja e turistëve që fillimisht u tha se u gjetën në sauna dhe më tej në pishinën dimërore, mbetet ende mister.

4 turistët rus u gjetën të vdekur pak ditë më parë brenda pishinës dimërore në hotelin me 5 yje "Gloria" në Qerret të Kavajës. Trupat e pajetë janë gjetur nga recepsionistja e hotelit, e cila dëshmoi se i ka thirrur disa herë por nuk i janë përgjigjur.

ImageImageImageImageImage

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco