EMRAT/ Shkarkohen 12 drejtorë policie, ja kush janë të emëruarit

EMRAT/ Shkarkohen 12 drejtorë policie, ja kush janë të emëruarit

13:04, 18/10/2021
A+ Aa A-

Kreu i Policisë së Shtetit, Gledis Nano ka vendosur të shkarkojë të gjithë drejtuesit e policive në qarqe dhe të emërojë drejtues të rinj.

Gjatë konferencës për mediat, Nano bëri të ditur emrat e rinj të drejtuesve të policive.

Deklarata e plotë e Gledis Nanos:

Në funksion të prioriteteve të reja që ka përcaktuar Qeveria Shqiptare për institucionin e Policisë së Shtetit, si dhe me qëllim për t’i dhënë një impuls të ri personelit policor, pas një analize të deritanishme të punës të drejtuesve aktualë të Policisë, në cilësinë e Drejtorit të Përgjithshëm të Policisë së Shtetit, krahas masave të tjera, kam vendosur të bëjë disa ndryshime e lëvizje në nivelin drejtues, konkretisht:

1. Emërimin e Drejtues i Parë, Lorenc Panganika, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Tiranë.

2. Drejtues Hamdi Fiora, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Shkodër.

3. Kryekomisar Gentian Berberi, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Vlorë.

4. Drejtues i Parë Ardian Çipa, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Elbasan.

5. Drejtues i Parë Alfred Çepe, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Fier.

6. Drejtues i Parë Gjovalin Loka, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Korçë.

7. Drejtues i Parë Neritan Nallbati, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Durrës.

8. Drejtues i Lartë Rebani Jaupi, në detyrën Drejtor i Departamentit për Sigurinë Publike në DPPSh.

9. Drejtues Edmond Sulaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Kukës.

10. Drejtues i Parë Bledar Çeliku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Gjirokastër.

11. Kryekomisar Oltion Bistri, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Lezhë.

12. Drejtues i Parë Skënder Hitaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë Vendore të Policisë Dibër.

13. Kryekomisar Alban Dautaj, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Antiterrorit.

14. Drejtues Saimir Boshnjaku, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Tiranë.

15. Drejtues Fatmir Hoxha, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Korçë.

16. Kryekomisar Sokol Cana, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Gjirokastër.

17.  Kryekomisar Arben Joca, në detyrën Drejtor i Drejtorisë së Kufirit dhe Migracionit Shkodër.

18. Kryekomisar Lorenc Shehu, në detyrën Drejtor i Qendrës së Mbyllur të të Huajve në Departamentin e Kufirit dhe Migracionit.

Duke filluar që nga dita e nesërme, si Drejtor i Përgjithshëm i Policisë së Shtetit, do të bëj prezantimin e drejtuesve të rinj të Policisë, në çdo drejtori, si dhe do t’iu përcaktoj prioritetet dhe objektivat atyre për rritjen e parametrave të rendit dhe sigurisë publike në luftën kundër krimit.

Lëvizjet e mësipërme i paraprijnë ndryshimeve të tjera që do të bëhen në drejtuesit e tjerë të Policisë, në nivel vendor.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Relaxi18/10/2021 16:13

Shumë mirë duhet të luajnë sa herë se dhe ujit qelbet ku rrinë me një vend .po mos u mërzisni se kto jan s'kemi kuti marim tjerët .mjafton qarkullimi

Shqiptari18/10/2021 13:30

Po ç'mut emërime të reja paska bërë ky "anti-mafiozi" dhe "anti-terroristi" i madh???!!! Hiq andej dhe vendos këtej, shkul nga Shodra dhe ngul në Korçë, shkul andej dhe ngul këtej, po të njëjtët drejtues policie që ishin, kanë qenë dhe janë!!! Thjesht me rokada emrash dështimi është i garantuar! Edhe ky Nano do të dështojë me sukses!

Shto koment

Denonco