‘Ata nuk ishin vetëm’/ Ja çfarë po heton prokuroria për vdekjen e rusëve

‘Ata nuk ishin vetëm’/ Ja çfarë po heton prokuroria për vdekjen e rusëve

11:53, 18/10/2021
A+ Aa A-

Prokuroria regjistron vdekjen e 4 turistëve rusë në resortin në Qerret të Kavajës si “vrasje”. Dy bashkëshortët, vajza e tyre e dhëndri u gjetën të asfiksuar në saunën e një resorti mbrëmjen e 15 tetorit 2021.

Sot do të hidhet shorti për të përcaktuar se cili prokuror do të vijojë hetimet në Kavajë.

Katër viktimat kanë qenë pjesë e një grupi prej 8 turistësh, të cilët kishin ardhur në Shqipëri. Ata kanë lëvizur bashkë dhe dyshimet janë se jemi para një vepre penale "vrasje" ose "helmim" raporton ORA.

Mësohet se trupat e pajetë të katër shtetasve rusë ndodhen ende në Institutin e Mjekësisë Ligjore.

Burime bëjnë me dije se deri tani asnjë prej familjarëve të tyre nuk është paraqitur në morg. Ndërkohë, përfaqësues të Amabasadës ruse janë në kontakt të vazhdueshëm me Institutin e Mjekësisë Ligjore dhe familjarët e të ndjerëve lidhur me procedurat e transportimit të trupave në atdheun e tyre.

Pjesë e hetimit janë dhe kushtet e ambienteve të hotelit si dhe uji i pishinës për të cilin ka dyshime të ketë pasur sasi të madhe klori, ç'ka dyshohet të ketë sjellë edhe pasojat fatale për 4 anëtarët e të njëjtës familjes.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco