E rrallë/ Gruaja braktisi burrin shqiptar në trafik, lajmi bën xhiron e rrjetit

E rrallë/ Gruaja braktisi burrin shqiptar në trafik, lajmi bën xhiron e rrjetit

11:44, 18/10/2021
A+ Aa A-

Kjo po që është dashuri e vërtetë!

Ky lajm po bën xhiron e rrjetit në mediat sociale dhe tradicionale në Gjermani.

Pasi kishte ngecur në trafik në Bavari, një burrë vendosi të dalë jashtë makinës dhe të tymosë një cigare. Por krejt papritur trafiku u hap dhe partnerja e tij u zhduk. Ajo i dha gaz makinës dhe e la burrin pas.

Policia bavareze u njoftua për një këmbësor që po bënte xhiro kuturu në autostradën 7. Siç u mësua pak më vonë, ai po kërkonte dëshpërimisht për gruan e tij.

Përpara policëve, burri nga Shqipëria tha se gruaja ishte zhdukur sapo u hap trafiku.

Një patrullë policie e mori burrin dhe arriti të vendosë kontakt me gruan në telefon. Ajo e mori të shoqin dhe vazhduan udhëtimin së bashku.

Policia nuk ka dhënë detaje të tjera, por lajmi ka bërë shumë bujë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco