Vdekja e 4 turistëve rus, reagon ambasada: Duam hetime të plota nga Shqipëria

Vdekja e 4 turistëve rus, reagon ambasada: Duam hetime të plota nga Shqipëria

12:59, 17/10/2021
A+ Aa A-

Ministria e Jashtme ruse ka reaguar në lidhje me vdekjen  4 turistëve rus në Qerret, për shkaqe ende të panjohura.

Reagimi është publikuar nga Ambasada Ruse në Tiranë, ku thotë se autoritet në Rusi presin hetim të plotë të ngjarjes së rëndë dhe se janë në kontakt të vazhdueshme me agjencitë e zbatimit të ligjit në Shqipëri.

Reagimi në faqen e Facebook të ambasadës ruse:

Për vdekjen e katër shtetasve rusë në Shqipëri. Ambasada Ruse në Shqipëri konfirmon vdekjen e katër shtetasve rusë (Natalia Burenkova, Sergey Burenkov, Ekaterina Burenkaya dhe Nikita Belousov) në një hotel pranë Qerretit.

Departamenti Konsullor i Ambasadës është në kontakt të vazhdueshëm me agjencitë e zbatimit të ligjit të vendit që po heton rrethanat e asaj që ndodhi. Ne presim një hetim të plotë nga pala shqiptare për shkaqet e vdekjes së rusëve.

Njoftohen të afërmit e të ndjerit. Do të ketë riatdhesim të trupave në atdheun e tyre.

Ministria e Jashtme ruse.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco