VIDEO/ Tensionet, 6 të plagosur nga përplasjet në veri të Kosovës

VIDEO/ Tensionet, 6 të plagosur nga përplasjet në veri të Kosovës

11:01, 13/10/2021
A+ Aa A-

Qytetarët në veri të Kosovës kanë kundërshtuar një aksion të Policisë së Kosovës kundër kontrabandës së mallrave. Gazetarët e Radios Evropa e Lirë, që gjenden në Mitrovicën e Veriut po raportojnë se në këtë komunë gjatë gjithë kohës dëgjohen sirenat e kamionëve të zjarrfikësve dhe autoambulancave. Qytetarët thonë se për më shumë se një orë është duke u dëgjuar edhe sirena e emergjencave në këtë komunë.

Raportohet se deri më tani janë regjistruar 6 persona të plagosur nga përplasjet. 

Në drejtim të qytetarëve është hedhur gaz lotsjellës për t'i shpërndarë ata pasi ishin nisur drejt policisë. Në Mitrovicë të Veriut turmat pothuajse janë shpërndarë, ndërkaq aksioni i Policisë po vazhdon edhe në Zveçan.

Në këtë komunë Policia ka reaguar me gaz lotsjellës pasi qytetarët në Zveçan hodhën sende të forta në drejtim të forcave të rendit.

Ky aksion, që ende po vazhdon është shtrirë në lokacione në Kosovë, përfshirë rajonin e Mitrovicës së Veriut dhe të Jugut, të Prishtinës dhe Pejës, tha Policia përmes një njoftimi për media. 

Sipas autoriteteve të rendit, aksioni nisi në orët e hershme të 13 tetorit dhe po vazhdon vendi dhe deri më tani janë sekuestruar një sërë mallrash, të cilat dyshohen se janë kontrabandë.

Në këtë aksion, sipas njoftimit të Policisë së Kosovës është e përfshirë edhe Dogana e Kosovës, ndërkaq policia ka shpërndarë disa fotografi të mallrave të sekuestruara, ku vërehen që janë mallra ushqimore.

Image

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco