Durrës/ Zbulohet itinerari i kontejnerit ku u gjetën pakot me 10 kg kokainë

Durrës/ Zbulohet itinerari i kontejnerit ku u gjetën pakot me 10 kg kokainë

10:46, 13/10/2021
A+ Aa A-

Zbulohen detaje të reja lidhur me sekuestrimin e 10 kg kokainë të cilat ishin fshehur tek pjesa e kapakëve të motorëve frigoriferike të kontejnerëve me banana.

Kontejneri me banana ishte nisur më 3 shtator nga Guadayaquil. Më 28 shtator kishte mbërritur në  Pire, ndërsa në Durres ka mbërritur më 4 tetor, raporton Ora News.

Policia ka marrë në pyetje administratorin e ri të firmës “Alba Exotic Fruit” Ermal Arapi, i cili nuk ka pranuar të kishte pasur dijeni për transportin e drogës.

“Ai ka protestuar se është ndaluar pasi lidhjet e tyre me firmën nga Ekuadori janë kontrata të rregullta vetëm për banane. Ka thënë se mbase futja e këtyre sasive eshte bërë e qëllimshme për arsye konkurence”  bëjnë të ditur burimet për Ora News.

Është e gjashta herë qe me bananet e sjella në llogari të kësaj firme vjen dhe drogë kokainë.

Kokaina është gjetur në pjesën e jashtme të 2 kontenierëve, te pjesa e kapakëve të motorëve frigoriferike.

Dosja tashmë do të hetohet nga SPAK, ndërkohë që një administrator i kësaj firme është në arrati dhe dy menaxherë janë të arrestuar për ngarkesat me kokainë të cilat kanë mbërritur me kontejnerët me banane të kësaj firme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco