VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri te 'Komuna e Parisit'

VIDEO/ Të shtëna me armë zjarri te 'Komuna e Parisit'

22:57, 12/10/2021
A+ Aa A-

Të shtëna me armë zjarri janë regjistruar mbrëmjen e sotme te “Komuna e Parisit”, në Tiranë.

Syri Tv dhe Syri.net kanë siguruar pamje ekskluzive nga vendi i ngjarjes, ku shihen policë të shumtë, përkatësisht te lulishtja e 'Komunës së Parisit', një zonë mjaft e frekuentuar. 

Burime për Syri.net raportojnë se nga ngjarja ka persona të lënduar. Dëshmitarë pranë vendit të ngjarjes kanë pohuar se kanë dëgjuar disa të shtëna me armë zjarri. 

Uniformat blu kanë ngritur pika kontrolli dhe po bëjnë krehjen e zonës me qëllim identifikimin dhe arrestimin e autorëve.

Ngjarja ndodhi teksa luhej ndeshja Shqipëri-Poloni në 'Air Albania'. 

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco