Grabitësi në zyrat e ‘Tokës’ dyshohet se mori dosjet e fshatit turistik në Dhërmi

Grabitësi në zyrat e ‘Tokës’ dyshohet se mori dosjet e fshatit turistik në Dhërmi

11:51, 12/10/2021
A+ Aa A-

Detaje të reja janë zbuluar nga grabitja e ndodhur pak para mesnatës së djeshme në zyrat e administrimit të Tokës në ambientet e Pallatit të Kulturës në Vlorë.

Burime bëjnë me dije se personi i paidentifikuar i pajisur me maskë dhe i armatosur që është futur mbrëmjen e djeshme në këto zyra ka marrë dy dosje. Mësohet se dyja dosjet i përkasin fshatit turistik Dhërmi në Vlorë.

Bardhi Gjika, drejtori i kësaj zyre tregon se hajduti është futur nga dera dritarja e zyrës së zëdhënësit dhe ka dalë nga dera kryesore pasi ka thyer dyert e dy zyrave, asaj të pronës dhe të Mbrojtjes së tokës.

Gjika thekson se sinjali për këtë vjedhje është dhënë nga roja e godinës. Tashmë ka nisur procesi i inventarit për të parë se çfarë ka marrë hajduti që është futur në godinë ndërsa do të këqyren dhe kamerat e sigurisë për të bërë të mundur identifikimin e tij.

‘Rreth orës 00:15 jam njoftuar që kanë hapur zyrat. Një person ka ardhur me mjete të forta dhe ka hapur zyrën e pronave. Erdha këtu, gjeta policinë dhe rojen.

Po bëjmë një inventar për të saktësuar çfarë mungon. Është zyra e Administrimit dhe Mbrojtjes së Tokës dhe zyra tjetër. Nuk dimë për vjedhje dosjesh derisa të mbarojmë inventarin. Këto janë zyra që kanë rëndësi tjetër në krahasim me zyrat e tjera të qarkut.

Nëse ka humbur një dokument origjinal, ka një rrezik se nuk mund të krahasohet me dokumentin fotokopje. Roja e ka konstatuar, e ka njoftuar. Sipas të dhënave, ka hyrë nga dritarja tek zyra e zëdhënësit dhe ka dalë nga dera kryesore. Edhe dera kryesore ka kamera’, tha Bardhi Gjika, shef i zyrës së Administrimit të Tokave pranë qarkut Vlorë.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco