I dënuar me burg për trafik droge, kapet 49 vjeçari në Berat

I dënuar me burg për trafik droge, kapet 49 vjeçari në Berat

11:24, 12/10/2021
A+ Aa A-

Arrestohet një 49 vjeçar në Berat i dënuar për trafik droge.

“Në vijim të punës për kapjen dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të shtetasve të shpallur në kërkim, nga specialistët e Seksionit për Krimet në Komisariatin e Policisë Berat u bë kapja e shtetasit B.M., 49 vjeç, banues në Lapardha, Berat”, thotë policia.

Kapja e tij sipas policisë u bë pasi Gjykata e Apelit Shkodër i ka dhënë masën e sigurisë “Arrest në burg”, për veprën penale “Trafikim i lëndëve narkotike”, kryer në bashkëpunim.

Vijojnë hetimet e mëtejshme nëse ky person rezulton të jetë pjesë e ndonjë grupi të trafikut të drogës.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco