Zbulohen adoleshentët që vodhën kishat në Korçë

Zbulohen adoleshentët që vodhën kishat në Korçë

13:35, 11/10/2021
A+ Aa A-

Polica në Korçë ka zbardhur vjedhjet në tre kisha, ngjarje të ndodhura dy ditët e fundit duke proceduar penalisht dy autorët e dyshuar; A. S., 17 vjeç, i dënuar më parë për vjedhje dhe D. S. 16 vjeç, banues në fshatin Goskovë.

Nga hetimet rezulton se dy të akuzuarit në bashkëpunim me njëri-tjetrin, kanë vjedhur në kishën e fshatit Ravonik 5000 lekë dhe një kasafortë metalike, në kishën e fshatit Porodinë 1500 lekë, si edhe kanë tentuar të vjedhin një objekt kulti në rrugën Polenë-Dërsnik.

Në cilësinë e provës materiale u gjetën dhe sekuestruan prova që dokumentojnë autorësinë e dy shtetasve në këto vepra penale. Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Rrethit Gjyqësor Korçë për veprime të mëtejshme.

© SYRI.net

Lexo edhe:

Komentet

Shto koment

Denonco